Dënohet me 3 vjet burgim, vëllai i politikanit kosovar, u kap me marihuanë

Dënohet me 3 vjet burgim, vëllai i politikanit kosovar, u kap me marihuanë

Kronika November 14, 2019 - 16:54
Detajet

Një gjykatë e lartë në Beograd e ka dënuar sot Marko Jabllanoviqin me 3 vjet burgim.

Markoja është vëlla i ish-ministrit në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Markoja është dënuar për pjesëmarrje në transportin e 2.8 kilogramëve marihuanë.

Përveç Jablanoviqit, Nihat Preljiq u dënua me pesë vjet burgim në këtë rast, Bajram Aliçkoviq me 4 vjet dhe Mirosllav Iliq me tre vjet burim.

Jabllanoviqi akuzohet se kishte blerë dhe kishte fshehur 2.8 kilogramë marihuanë në një bunker special, para se ta transportonte me bashkëpunëtorët e tij.

Image