Misteri i 'Llepotës' së Prishtinës, të gjithë e njohin por Policia nuk e arreston

Misteri i 'Llepotës' së Prishtinës, të gjithë e njohin por Policia nuk e arreston

Kronika nëntor 12, 2019 - 21:44
Detajet

“Llepota” me 3 nëntor ishte arrestuar nga Policia, me vendim të prokurorit ishte liruar në procedurë të rregullt

Ndeja u prish të shtunën një njërin nga klubet e Prishtinës.

Para këtij objekti ndodhi një përleshje me armë zjarri sikur në filma.

Astrit Mehmeti i njohur si “Llepota” dhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën ‘Italiani’ filluan të shtien me armë drejt sigurimit të lokalit.

Si pasojë katër persona mbetën të plagosur.

Megjithatë “Llepota” dhe “Italiani” vazhdojnë të jenë të lirë ani se po kërkohen nga organet e rendit.

Që të dy janë të njohur si persona problematik nga Polica.

Punë me ta organeve të rendit u kishte dal edhe para disa ditëve në Podujevë.

Astrit Mehmeti kishte përfunduar i arrestuar nga Policia, por me vendim të prokurorit ai bashkë me dy të tjerë ishin liruar në procedurë të rregullt.

Për këtë cështje T7 ka biseduar me telefon me komandantin e Policisë së Podujevës, Bekim Zogani për ta pyetur pse janë liruar këta persona, por Zogiani nuk ka pranuar të flasë për këtë rast.

Megjithatë zyra e për informim e Policisë e kanë konfirmuar se e kishin ndaluar para disa dite.

Policia e Kosovës

Ne rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me datën 03 nëntor 2019, rreth orës 23:30, është ndaluar nga ana e policisë dhe është shoqëruar në stacion policor personi në fjalë. Të njëjtit i janë sekuestruar një radiolidhje dhe një maskë. Po ashtu ne lokacionin e njëjtë janë gjet dhe sekuestruar një palë dana që dyshohet të jene hedhur nga dy persona të tjerë të cilët kanë arrit t’i shmangen policisë.

Pas intervistimit nga ana e policisë, personi në fjalë me urdhër të prokurorit është liruar, ndërkohë që provat dhe raporti informues i përpiluar nga ana e policisë është dorëzuar në Prokurorinë përkatëse.

Televizioni ka pyetur edhe Prokurorinë e Prishtinës perse janë liruar këta persona, por që askush nga ky institucion nuk ka qenë i qasshëm gjatë së martës.

E njohësit e sigurisë thonë se duhet të funksionoj një bashkëpunim shumë i mirë në mes të Policisë dhe Prokurorisë.

Bedri Elezi, njohës i sigurisë

Policia ka njësitë përkatëse me të cilat duhet të operoj dhe duhet tëe bashkëpunoj edhe intelxën për të treguar që kanë besim, ose e kundërta qytetarët do të humbin besimin që këta qytetar do të vendsen para drejtësisë…

Sipas Bedri Elezit pasojat e neglizhencës së këtij rasti e cenojnë kredibilitetin e organeve të rendit.

Bedri Elezi, njohës i sigurisë

Neve gjithë kemi pas dyshimet tona për bashku nimin e grupeve të cilët kanë potence penale dhe nuk janë vendos para përgjegjësisë…dhe polcia dhe prokurori kanë zbut kallximin penal që këta persona të mos shkojnë në mbajtje…

Ndërkohë Astrit Mehmeti është i njohur në Prishtinë edhe për disa “telashe” të tjera që ka pasur në kafiteritë më të frekuentuara në kryeqytet.