Ja sa persona humbën jetën në aksidente në fillim të këtij viti
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, nënkoloneli Jeton Rexhepi shprehu nevojën për një edukim dhe vetëdijesim më të madh të qytetarëve për trafikun rrugor gjatë shënimit të Ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.
Teksa tregoi disa nga statistikat e policisë për aksidentet në trafik, ku sipas tij gjendja sa i përket aksidenteve fatale në Prishtinë në periudhën janar-shtator 2019 është më e mirë se ajo e vitit paraprak.
“Për pjesën janar-shtator të këtij viti mund të themi se është një gjendje pak më e mirë sa i përket personave të vdekur. Kemi një person më pak, kemi 136 aksidente me lëndime më pak. Janë 513 persona të lënduar më pak që konsiderojmë se është një aktivitet i angazhimeve policore pozitive”, tha nënkoloneli Rexhepi.