Rastin në Pejë, detaje nga vetëvrasja e 38 vjeçarit!

Rastin në Pejë, detaje nga vetëvrasja e 38 vjeçarit!

Kronika tetor 20, 2019 - 13:12
Detajet

Në mëngjesin e sotëm Policia në rajonin e Pejës e kanë gjetur një person të vdekur tek “Ura e Gurit”.

Indeksonline mëson se viktima është D.S i moshës 38 vjeçare ka kryer vetëvrasje.

Ende nuk dihen arsyet që kanë shpie deri tek vetëvrasja.

Për Indeksonline rastin e ka konfirmuar edhe zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova.  

“Rreth orës 10:15, Policia e ka marrë një njoftim se një trup gjendet i shtrirë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Policia dhe ekipet emergjente kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipet mjekësore e kanë vërtetuar se personi i shtrirë është i vdekur. Ekipet në vendin e ngjarjes e  kanë vërtetuar se viktima është mashkull dhe rreth moshës 30 vjeçare. Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes. Ndërkohë ne po vazhdojmë me hetimet.” , u shprehë ai.