Gjendet i vdekur një shqiptar në Dolauer Heide të Gjermanisë

Gjendet i vdekur një shqiptar në Dolauer Heide të Gjermanisë

Kronika September 21, 2019 - 08:38
Detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dölauer Heide të Gjermanisë, pasi një shqiptar 27 vjeçar është vrarë në mënyrë barbare.

Sipas Prokurorisë, trupi i shqiptarit kishte plagë me thikë dhe me armë, nga të cilat ka vdekur.

Trupi i pajetë është gjendur të dielën,por nuk dihet nëse ai është vrarë në mal apo diku tjetër që më pas është transportuar.

Lidhur me rastin Policia gjermane ka fillur hetimet duke ngritur një ekip “Heide”.

Ky ekip janë në kërkim të gjurmëve që çojnë në kapjen e autorëve të krimit.

Të enjten me njësitë hetuese kanë zhvilluar kontrolle në vendin ku është gjendur shqiptari për të gjetur gjurmët e autorëve, por deri me tani ende nuk ka diçka zyrtare.

Trupi i 27 vjeçarit shqiptar ishte fshehur nën gjethe në një kanal, ndërkaq u identifikua nga ADN-ja e tij.

Zbulimi i trupit u bë rastësisht të dielën nga një kalimtar rasti, ndërkaq, shqiptari ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme.

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur për media, shkruan Bild përcjellë Klan Kosova.