Haradinaj për gazetaren e RTK-së që vdiq sot: La gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare

Haradinaj për gazetaren e RTK-së që vdiq sot: La gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare

Kronika September 19, 2019 - 17:48
Detajet

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e gazetares së RTK-së, Ardita Sylejmani Ballacën që vdiq sot.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se lajmin për ndarjen e jetës së gazetares është pikëllues, derisa, e ka vlerësuar atë si profesioniste me standarde të larta etike.

“Pikëllues lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të Ardita Sylejmani Bllaca, gazetare e RTK-së.
Ardita si një profesioniste e standardeve të larta etike, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Haradinaj.