Policia jep detajet rreth aksidentit ku u godit një fëmijë

Policia jep detajet rreth aksidentit ku u godit një fëmijë

Kronika September 19, 2019 - 17:06
Detajet

Rreth gjysmë ore më parë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën "Bajram Kelmendi" në Prishtinë ku një automjet ka goditur një fëmijë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti për "Zëri.info", ka konfirmuar rastin, ku si pasojë këmbësori është lënduar dhe tashmë është duke u trajtuar në QKUK, raporton "Zëri.info".

LEXO EDHE: Një fëmijë goditet nga vetura në qendër të Prishtinës

"Rreth orës 16:30,në rrugën Bajram Kelmendi ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti në lëvizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili eshte derguar per tretman mjekesor. Me rastin po merret njesiti i trafikut", tha Ahmeti për "Zëri.info".