Vdes edhe personi i tretë nga përleshja e armatosur në Lagjen e Spitalit

Vdes edhe personi i tretë nga përleshja e armatosur në Lagjen e Spitalit

Kronika shtator 15, 2019 - 16:43
Detajet

Ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Një person kishte vdekur në vend, e një tjetër në spital, ndërsa nga QKUK-ja kanë konfirmuar për Gazetën Express se ka vdekur edhe personi i tretë.

Javën e kaluar në Lagjen e Spitalit nga një përleshje e armatosu mbeti një i vrarë dhe tre  të plagousur.

Për këtë rast janë arrestuar dy persona si të dyshuar. Është raportuar që shkaku i konfliktit ka qenë një çështje pronësore.