Tre të arrestuar në Viti - Dyshohet se sulmuan një person me mjete të forta

Tre të arrestuar në Viti - Dyshohet se sulmuan një person me mjete të forta

Kronika shtator 15, 2019 - 14:22
Detajet

Policia në Viti ka arrestuar të shtunën tre persona pasi dyshohet se të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Verban të Vitisë, ku tre të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën me mjete të forta.

Policia bën të ditur se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në ajër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.