Turisti çek rrëzohet në malet e Librazhdit

Turisti çek rrëzohet në malet e Librazhdit

Kronika August 24, 2019 - 21:42
Lexoni detajet

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca.

Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter.

Menjëherë helikopteri i shëndetësisë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes duke bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Ambasada çeke në Tiranë dhe grupi i turistëve kanë falënderuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit çek.