Prokuroria nis hetimet për sulmin ndaj gazetarit nga truprojat e Veselit

Prokuroria nis hetimet për sulmin ndaj gazetarit nga truprojat e Veselit

Kronika gusht 22, 2019 - 16:40
Lexo Detajet

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për sulmin ndaj gazetarit të Televizionit 7, Mirlind Behluli i cili u sulmua nga truprojat e e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, përderisa po e kryente detyrën e tij të gazetarit.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

“I kemi filluar hetimet ndaj truprojave që kanë qenë të përfshirë, Jemi duke u marrë me rastin”, ka thënë Munishi për Express.

Behluli derisa po raportonte nga njëri nga lokalet e Prishtinës, aty ku po qëndronte Veseli, është sulmuar nga sigurimi duke u larguar me forcë nga lokali. E gjithë ngjarja ishte live.

“Na larguan me forcë dhe më goditën pas kokës”, ka deklaruar Behluli.