Aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Kronika July 22, 2019 - 17:13
Detajet

Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në kilometrin e pestë të Malishevës

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë tri automjete

“Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime me të rënda”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në pamjet e siguruara, shihen punëtorët që janë goditur nga furgoni në lëvizje.