Arrestohet një person, i sekuestrohen 3 hajmali dhe një qese me foli alumini

Arrestohet një person, i sekuestrohen 3 hajmali dhe një qese me foli alumini

Kronika korrik 18, 2019 - 12:52
Lexo tjera detaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi .

Kjo shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “ Shmangia nga tatimi” dhe “Mashtrimi”.

Me urdhër të Prokurorisë, Policia ka kryer bastistje në këtë lokacion.

Nga aksioni janë sekuestruar:

-Një qese me rrumbullak me foli alumini, 3 hajmali

· 7 fletore me shënime

· 70 fletë të formateve të vogla

· 1 CD

· Regjistër i pacientëve

· Libër i vjetër dhe disa fletë

· 1 telefon Nokia, 1 telefon Iphone 8

· 1 fletore me shënime, Fatura të ndryshme

· Fletë të vogla me shënime dhe një fletore

· Para të gatshme 240 euro.