Policia jep detaje për mbytjen e 10 vjeçarit tek Drini i Bardhë

Policia jep detaje për mbytjen e 10 vjeçarit tek Drini i Bardhë

Kronika June 23, 2019 - 14:41
Lexoni detajet

Një 10 vjeçar ka humbur jetën dje, pasi kishte rënë në ujërat e lumit Drini Bardhë.

 10 vjeçari, derisa kishte qenë së bashku me disa fëmijë tjerë, kishte rënë në ujërat e lumit Drini i Bardhë dhe pas një kohe viktima është gjetur pa shenja jete, njofton PK.

“ Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar i moshës 10 vjeç derisa kishte qenë së bashku me disa fëmijë tjerë, kishte rënë në ujërat e lumit Drini i Bardhë. Pas një kohe viktima është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë ju ka liruar familjarëve”.