Aksion i policisë në Klinë kundër lojërave të fatit, arrestohet një person

Aksion i policisë në Klinë kundër lojërave të fatit, arrestohet një person

Kronika June 19, 2019 - 10:20
Lexoni detajet

Policia gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një aksion në Klinë, në koordinim me Prokurorinë e shtetit.

Aksioni ka të bëjë me kontrollimin e disa lokaleve në të cilat dyshohet se kryhet veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, shkruan lajmi.net.

Lidhur me rastin është arrestuar një person.

Policia ka njoftuar po ashtu se i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.