Aksident në hyrje të Gjilanit, ka të lënduar
Foto: Ilustrim

Aksident në hyrje të Gjilanit, ka të lënduar

Kronika June 17, 2019 - 19:06
Lexo Detajet

Tre kamionë kanë pësuar aksident në fshatin Livoq të Gjilanit me ç'rast disa persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe një person tjetër është në gjendje më të rëndë shëndetësore raporton "Zeri.info".

Aksidentin për "Zeri.info" e ka konfimuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka bërë të diitur se personat e lënduar nga aksidenti janë jashtë rrezikut për jetë.

"Mund ta konfimoj se sot në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident mes disa kamionëve, me ç'rast ka pasur të lënduar, dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë", tha Hashani për "Zerin".

Kujtojmë se në rrugën Prishtinë-Gjilan, numri i aksidenteve është tejet i shpeshtë/Zeri