Rrahjet në LDK, arrestohen tre persona

Rrahjet në LDK, arrestohen tre persona

Kronika June 16, 2019 - 18:28
Lexo Detajet

Tre persona janë arrestuar pas përleshjeve mes anëtarëve të LDK-së, në një shkollë në Matiqan.

Këtë e ka bërë të ditur për “Zeri.info”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rasti ndërkohë njoftohet se është nën hetime.

“Sot rreth ores 17:30 kemi pranuar informaten per nje mosmarrveshje mes disa personave ne nje shkolle ne Matiqan. Menjehere njesitet policore te Drejtorise Rajonale te policise ne Prishtine, kane intervenuar dhe kane shoqeruar ne stacion policor tre persona. Me rastin po merren njesitet kompetente”, ka thënë ajo për “Zeri.info”.

Kujtojmë që përleshjeve massive, grushta e gjuajtje me karrige pati edhe në një nëndegë në Mat. Pas ngjarjeve vazhdoi procesi i zgjedhjeve të brendshme ku edhe u zgjodhën kryetari e nënkryetari. Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar u zgjodh Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit./ZERI