Tentim për grabitje të armatosur në Gjakovë

Tentim për grabitje të armatosur në Gjakovë

Kronika April 26, 2019 - 18:23
Lexoni detajet

Sot në mesditë në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një tentim grabitje e armatosur në një filial financiar për pagesa dhe transfero parash.

Rastin për “Zërin”, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj.

“Me datë 26.04.2019 në ora 14:55, Policia në Gjakovë ka marr informacion për një rast tentim grabitje në rrugën ,,Muslim Mulliqi” saktësisht në filialin ,,Ria” Institucion Financiar për pagesa dhe transfere parash”, ka konfirmuar ajo, për “Zërin”.

Megjithatë ky tentim grabitje ka dështuar pasi që personi i dyshuar është vërejtur dhe është njoftuar policia.

“Meqenëse ky filial gjendet në afërsi të qendrës komunale të regjistrimit civil, i dyshuari është vërejtur dhe një person nga kjo qendër ka njoftuar menjëherë policinë. Patrullat policore në terren i janë përgjigjur rastit dhe nga punëtorët e filialit kanë kuptuar se një person i gjinisë mashkullore i moshës përafërsisht 30 vjeçar, nën kërcënimin e armës kishte hyrë në filiale dhe kishte kërkuar para”, ka konfirmuar tutje ajo.

Personi i dyshuar është duke u kërkuar nga policia e Kosovës.

“I dyshuari është larguar nga vendin ngjarjes pa arritur të grabis para apo gjësende tjera. Patrullat policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar dhe janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet operativo hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”. /ZËRI