E ndez zjarrin për ta pastruar arën, përshkohet shtylla elektrike
Foto: Ilustrim

E ndez zjarrin për ta pastruar arën, përshkohet shtylla elektrike

Kronika March 26, 2019 - 11:19
Lexo Detajet

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në Istog.

Shkak për këtë, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ishte tentative e një personi për ta pastruar arën e tij.

Zjarri është lokalizuar kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, përcjell zeri.info.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të pastrimit të arës, me ç’rast zjarri ka përfshirë një shtyllë elektrike. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt", ka njoftuar PK-ja.