74 vjeçari vdiq në motel pas seksit me 22 vjeçaren
Kronika
March 25, 2019 - 20:50
Lexoni detajet
Një vdekje e pazakonshme ndodhi në qendër të Gjilanit. Një 74 vjeçar ndërroi jetë pasi shijoi seksin me një vajzë 52 vjet më të re.
Qejfin e bëri në një motel por nuk pati jetë të kthehet në shtëpi.
Burri nga Kabashi i Vitisë me inicialet A.H. që dyshohet se ëprdori stimulues u alivanos në parkingun e objektit që ndodhet midis banesave e më pas ndërroi jetë.
22 vjeçarja njoftoi policinë për rastin ndërsa prokurori kërkoi autopsinë e trupit të 74 vjeçarit.
Ndërsa organi i akuzës nisi hetimet ndaj një personi për këtë rast.
Familjarët e të ndjerit thanë se ende nuk i dijnë rrethanat e sakta të vdekjes së tij por presin rezultatet e autopsisë.
Ndërkohë e kanë hapur të pamën për të.