Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Kronika March 23, 2019 - 22:23
Lexoni detajet

Sot ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, rugovasi Rrustem Cukaj.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ministri Rrustem Berisha.

Më poshtë postimi i Berishës:

Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrit të urtë e pleqnar rugovas, bacës Rrustem Cukaj.

Fjalëpak e punë shum, i respektuar dhe nderuar për të gjithë ne që e njihnim, dhe kishim pasur rastin të dëgjonim fjalët e tij të urta.
Baca Rrustem dhe familja e tij, dhanë një kontribut të çmuar në breza për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqt e dashamirët e bacës Rrustem!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Image