Policia ndalon qytetarin serb që hyri ilegalisht në Kosovë

Policia ndalon qytetarin serb që hyri ilegalisht në Kosovë

Kronika March 23, 2019 - 14:40
Lexoni detajet!

Mbrëmë rreth orës 17:40 në fshatin Bubë të Zubin Potokut, është ndaluar një veturë që drejtohej nga një person i komunitetit serb. Sipas policisë, vetura kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

“Policia kufitare gjatë patrullimit së bashku me KFOR-in Amerikan kanë ndaluar një veturë që kishte hyrë përmes rrugëve ilegale nga Serbia në Republikën e Kosovës të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.