Policia jep detaje për aksidentin e Agim Veliut

Policia jep detaje për aksidentin e Agim Veliut

Kronika March 22, 2019 - 18:44
Lexo tjera detaje

Në orët e mbrëmjes së sotme është aksidentuar kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. Sipas tij, vetura zyrtare me të cilën ishte duke lëvizuar Veliu, është vetaksidentuar.

“Rreth orës 17:30 policia ka marrë informatën për një vetaksident të ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë respektivisht në fshatin Besi”, ka thënë ai, derisa ka shtuar se “policia Aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethant e aksidentit.”

Ndërkohë Veliu, ka sqaruar se rasti ka ndodhur derisa është munduar t’i ikë një aksidenti me një veturë tjetër.