Kërkesë për paraburgim ndaj personit që dyshohet se e sulmoi fizikisht nënën e tij

Kërkesë për paraburgim ndaj personit që dyshohet se e sulmoi fizikisht nënën e tij

Kronika March 22, 2019 - 16:42
Lexo tjera detaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.G., për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Rasti ka ndodhur me datë 20.03.2019, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje me nënën e tij rreth disa te hollave të cilat i pandehuri i kishte kërkuar në shtëpi, i njëjti e sulmon fizikisht atë ,duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë, deri sa kanë ndërhyrë familjarët për ta ndalur.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.G., ka kryer veprën penale “ Sulmi”, nga neni 187 paragrafi 3. Lidhur me paragr.1 të KPRK-së.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.