Grabitet dhe digjet automjeti, dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale

Grabitet dhe digjet automjeti, dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale

Kronika March 22, 2019 - 12:22
Lajmet e fundit nga vendi dhe bota!

Një automjet është grabitur gjatë natës së të enjtes, teksa lëvizste në autostradën Shkodër-Lezhë, nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasi N.K. nga Balldreni i Lezhës, pronar i automjetit ka denoncuar në polici grabitjen, duke thënë se gjatë rrugës i kishin dalë dy persona përpara dhe i kishin marrë me forcë automjetin.

Automjeti tip Benz është gjetur pas disa orësh nën flakë dhe hetimet e para çojnë në dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme, raporton Tch.

Policia, edhe pse nuk ka dhënë ende asnjë detaj në lidhje me ngjarjen, dyshon që automjeti të jetë përdorur për ngjarje kriminale.