Vrasja e 7-vjeçarit kosovar në Zvicër, çka dihet deri tani

Vrasja e 7-vjeçarit kosovar në Zvicër, çka dihet deri tani

Kronika March 22, 2019 - 08:09
Lajmet e fundit nga vendi!

Një shtatë vjeçar me prejardhje nga Kosova është mbytur me thikë nga një 75 vjeçare në Bazel të Zvicrës.

Në Basel të Zvicrës dje është goditur për vdekje një 7 vjeçar kosovar, derisa po dilte nga shkolla për të shkuar në shtëpi. Mediat atje kanë shkruar për ngjarjen që ka tronditur Baselin, arsyeja e ndodhisë ende nuk dihet.

Një grua 75 vjeçare thuhet se ka therur me thikë djalin shtatë vjeçar nga Kosova, i cili ishte duke u kthyer nga shkolla.

Ngjarja ndodhi në lagjen e Gotthelf në Basel. Mergim L, nxënës i shkollës fillore, është mbytur brutalisht dje. Në dritën e diellit, në rrugë. Tërë kjo ngjarje e çmendur ka ndodhur gjatë kohës së drekës, në orën 12:30.

Djali sapo kishte përfunduar mësimin dhe ishte duke u kthyer në shtëpi që nuk ishte larg. Fëmija ishte vetëm ku u sulmua nga një grua në pension (75) në Gotthelf në St. Galler-Ring. Zvicerania e theri atë në fyt. Gjakderdhja e madhe bëri që ai të vdes pak minuta më vonë në spital.

Në të njëjtën kohë, mësuesja e djalit ishte pak metra larg me biçikletë. Ajo e gjen nxënësin e saj seriozisht të plagosur në tokë. Menjëherë ajo e telefonon emergjencën. Por, plaga e Mergimit ishte shumë thellë dhe edhe pse dërgohet në Spitalin Universitar të Baselit, mjekët nuk arrin t’ia shpëtojnë jetën djalit. Ai nuk arriti ti mbijetojë plagës së tij.

Sipas televizionit kosovar, Klan Kosova, viktima është nga Lipjani.