Prishtinë - Arrestohet personi që vodhi shampon për flokë

Prishtinë - Arrestohet personi që vodhi shampon për flokë

Kronika March 20, 2019 - 11:44
Lajmet e fundit nga vendi!

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi kishte vjedhur në një hipermarket disa kuti me shampon për flokë.

Policia njofton se kjo grabitje ndodhur me datë 18 mars rreth orës 17:20 në Prishtinë.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një thikë, ndërsa pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.