Grabitje në Prishtinë, të dyshuarit marrin rreth 25 mijë euro

Grabitje në Prishtinë, të dyshuarit marrin rreth 25 mijë euro

Kronika March 18, 2019 - 10:38

Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në parkingun e një qendre tregtare në zonën industriale Prishtinë-Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, përgjatë kësaj grabitje, të dyshuarit kanë arritur të marrin rreth 25 mijë euro.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25000 €. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur”, shtohet tutje në raportin e policisë