Flet avokati i policit që u arrestua për vrasjen në kazino

Flet avokati i policit që u arrestua për vrasjen në kazino

Kronika March 17, 2019 - 21:52
Lexoni detajet

Një person u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në një kazino në Suharekë. Dyshimet e para ishin se personat që grabitën kazinon vranë J.A 32 vjeçar.

Por gjithçka ndryshoi kur Policia mbajti një konferencë për vrasjet që ndodhën sot në Suharekë, e prej aty u bë e ditur se i dyshuar për vrasjen e J.A. është rreshteri policor Sh.S.

Rreth kësaj çështje ka folur avokati Emrush Kastrati, i cili po mbron rreshterin.

“Klienti im është ndalë për 48 orë dhe është suspenduar nga puna. Sh.P nuk e ka pranuar vrasjen dhe gjatë bastisjes i është marrë vetëm arma zyrtare, prova tjera nuk janë gjetur”.

“Policia dyshonte se Sh.S. pamjet e ngjarjes i mbante të fshehura në bagazhin e makinës, në praninë time i është kontrolluar makina dhe nuk kanë gjetur asgjë”.

“Unë dua të besoj në pafajësinë e tij pasi nuk janë gjetur prova inkriminuese deri tani, për më vonë pres rezultatet e hetuesisë”, ka thënë Kastrati për Klan Kosovën.