20-vjeçari që u shkel nga treni ishte aplikant për rekrut në FSK

Kronika February 21, 2019 - 16:55
Lajmet e fundit nga vendi!

Një këmbësor është goditur sot nga treni në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë saktësisht pranë kazermës së FSK-së.

I aksidentuari është rreth moshës 20 vjeçare, ndërsa komandanti i trafikut për rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu ka konfirmuar se i lënduari ishte aplikant për rekrut në FSK.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë tha Shpend Fazliu nga zyra për informim në QKU.

“Ju konfirmojmë se një person ka ardhur në QKUK, në gjendje të rëndë, mjekët emergjentë janë duke u marrë me të. Janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet radiologjike dhe ekzaminimet tjera mjekësore”, tha Fazliu.