Pamje të rënda: Ky është momenti i vrasjes së djeshme në Ferizaj

Kronika February 21, 2019 - 16:20
Lexo detajet

Mentor Aliu është personi që u vra dje në Ferizaj si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të stacionit të autobusëve.

Motivi i vrasjes padyshim se ishte  ‘hakmarrja’. Ai u qëllua disa herë (prapa shpinës) nga i dyshuari, Sh. Rexha.

Indeksonline ka siguruar pamjet ekskluzive të kësaj vrasje.

Ndryshe, Gjykata në Ferizaj në vitin 2017 kishte shpallur fajtor  Meriton Aliun (vëllain e tashmë të ndjerit, Mentorit) për vrasjen e 20 vjeçit Samir Rexha.

Aliu u dënua me 15 vjet burgim rreth vrasjen të ndodhur në gusht të vitit 2016.

Dëshmitarë, gjatë gjykimit, kishin treguar se Aliu e Rexha kishin hyrë duke biseduar në hyrje të një banese në Rrugën “Rexhep Bislimi” dhe më pas kishin dëgjuar të shtëna që i shkaktuan vdekjen Rexhës.