Vjedhje në pompë të derivateve, hajni lëndon punëtorin!

Kronika February 21, 2019 - 10:48
Lexo tjera detaje

Ditën e djeshme në Dragash hajnat kanë hyrë në një pompë të derivateve, ku kanë vjedhur 150 euro ndërsa nga ky rast e ka pësuar punëtori i pompës.

Sipas Policisë së Kosovës viktima ka njoftuar së grabitësit kanë sulmuar me thikë, ndërsa nga lëndimet e marra është dashur të marrë tretman mjekësor, përcjell “Zëri.Info”.

LEXO EDHE: Dhunë në familje në Gjilan, kështu e keqtrajtoi burri gruan!

“Në një pompë të derivateve nga i dyshuari i maskuar është kryer grabitje e parave të gatshme në vlerë prej 150 eurove. Viktima punëtor i një pompe të derivateve, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se është sulmuar nga  i dyshuar i pa njohur dhe i maskuar ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur dhe është larguar në këmbë në drejtim të pa njohur. Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, gjendja e tije shëndetësore sipas mjekut kujdestar është  jashtë rrezikut për jetën. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së./ZËRI