Thaçi në Gjykatë: VV donte të na vriste, siç i vranë LDK’në

Kronika January 23, 2019 - 18:39
Lexo Detajet

Fundi i dhjetorit të vitit të kaluar e gjeti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin para Gjykatës. Ai u ftua si dëshmitar, lidhur me rastin “Syri i Popullit”. Seanca ishte mbyllur për media, ashtu që t’i jepet mundësia Thaçit të flas për ato që ai i quajti sekrete. T7 ka siguruar dëshminë që Presidenti kishte dhënë atë ditë në Gjykatë. I pari i vendit kishte akuzuar Vetëvendosjen për vrasjen e figurave të LDK’së, duke thënë se me vrasje ata synonin ta merrnin pushtetin.

T7 ka siguruar procesverbalin e seancës së mbajtur në fund të dhjetorit ku shihet se Thaçi kishte pasur frikë nga atentati që mund t’ia organizonte “Syri i popullit”.

Gjatë dëshmisë së tij, shefi i shtetit kishte akuzuar zyrtarë të Vetëvendosjes për disa prej vrasjeve të pasluftës. Derisa kishte deklaruar se me veprimet e kësaj organizate ishte cenuar rendi kushtetues i Republikës së Kosovës.

 “Sa i përket shqetësimit tim për vrasje ka qenë serioz, kurse sa i përket etiketimit si tradhtar është më i vogli shqetësimi. S’jam ndier i shqetësuar  sepse nuk e kam marrë as edhe si fyerje. Unë them se me veprimet e anëtarëve të kësaj organizate kriminale është cenuar rendi kushtetues i Republikës së Kosovës”, kishte thënë Thaçi.

Thaçi në dëshminë e tij, thotë se organizatori kryesor të organizatës “Syri i Popullit” është ish anëtari Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, dhe krerët e kësaj partie.

">http://

 “Njeri ndër organizatorët e kësaj organizate është i akuzuar Sadri Rambaja, pasi vetë ky ka dalë publikisht me idenë për marrjen e pushtetit, qoftë edhe me forcë, me dhunë, madje si aktivist i Vetëvendosjes. Dhe unë me veshët e mi i kam dëgjuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën duke thënë. “Këta do t’i vrasim se ndryshe nuk kemi si me i largu nga pushteti”, kishte thënë Thaçi.

Organizata “Syri i popullit”, sipas presidentit Thaçi, ka gisht edhe në vrasjen e figurave të njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 “Sadri Ramabaja dhe dy-tre njerëz të tjerë nga diaspora, duke mos qenë të zotë me i dalë zot vendit në luftë për liri, por nga qyqarllëku i nxitur nga shërbimet antiliri dhe pavarësi të Kosovës, për të ngjallur armiqësi në mes të shqiptarëve e për të kompromentuar UÇK-në, kanë lëshuar komunikata dhe deklarata që janë të përafërta. Pastaj duke vazhduar edhe së fundmi me pyetjet që i janë shkruar Murat Jasharit duke bërë thirrje për vrasjen prej presidentit Ibrahim Rugova, Fehmi Aganit, Bajram Kelmendit, Xhemajl Mustafës, Enver Malokut dhe shumë veprimtarëve të tjerë”