Lushtaku: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare

Kronika January 22, 2019 - 19:19
Lexo tjera detaje

"Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!"

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Drenicës, Sami Lushtaku ka falënderuar secilin për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë ditëve të fundit ku ai u intervistua nga prokurorët e Speciales në Hagë.

Ai ka thwnw se lufta e UCK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen, transmeton lajmi.net.

“Të nderuar miq, Dëshiroj nga zemra të falënderoj secilin nga Ju, për thirrjet, mesazhet, komentet e mbështetjen e madhe e të parezervë që më keni dhënë gjatë ditëve të fundit, lidhur me intervistimin tim në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen! I juaji, Sami Lushtaku”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.