Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Kronika January 21, 2019 - 09:04
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Në mëngjes sot ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës për “Zërin”, ka konfirmuar që nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person, përcjell “zëri.info”.

LEXO EDHE: Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

“Sot rreth orës 8:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë e ku i lënduar ka mbetur një person. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin”, ka thënë Ahmeti për “Zërin”. /ZËRI

Image