Arrestohen vëllezërit që pranuan se kryen tetë vjedhje

Kronika January 20, 2019 - 13:46
Lexo Detajet

Dy vëllezër nga Stanovci i Ulët i Vushtrrisë janë arrestuar pasi kanë pranuar se kanë kryer tetë vjedhje brenda një muaji.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, njofton Policia e Kosovës, transmeton zeri.info.

Komunikata e plotë:

Pas një pune hetimore zhvilluar nga policia, janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një përudhe kohore afërsisht prej  një muaji, kanë pranuar se kanë kryer tetë (8) raste vjedhje nga personat-viktimat e ndryshëm të cilat janë të proceduara në polici. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes.

LEXO EDHE: Mosmarrëveshja kalon në përleshje me armë