Keqpërdoret seksualisht e mitura

Kronika January 18, 2019 - 10:41
Lexoni detajet

Një femër e moshës 14-vjeçare është gjetur nga policia e Kosovës e shtrirë në rrugë dhe me lëndime trupore, transmeton “zëri.info”.

Sipas policisë ajo është dërguar për ekzaminim mjekësor në qendrën e mjekësisë ligjore, teksa për shkak të gjendjes emocionale e njëjta nuk ka mundur që të jap deklaratë në polici.

LEXO EDHE: Vidhet një veturë në Obiliq

“Prishtinë 17.01.2019 – 13:50. Një femër k/Shqiptare 14 vjeçare është gjetur e shtrirë në rrugë me disa lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor në qendrën e mjekësisë ligjore. Për shkak të gjendjes së rëndë emocionale dhe fizike viktima nuk ka mundur të japë deklaratë”, njofton PK. /ZËRI

Image