Babai me të bijat vjedhin në market, kështu e pësojnë nga policia!

Kronika January 16, 2019 - 10:43
Lexo tjera detaje

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka lokalizuar dje një të dyshuar i cili së bashku me dy vajzat e tij kanë kryer një vjedhje në një nga marketet në Pejë, shkruan “Zëri.info”.

Sipas PK-së i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa televizori i vjedhur i është kthyer pronarit të marketit.

“ Pas një pune operative zhvilluar nga Policia, është identifikuar dhe lokalizuar, i dyshuari  mashkull K/Shqiptar, i cili  së bashku me dy vajzat e tije moshë e mitur në një Market kishte vjedhë një televizor dhe e kishte quar në shtëpi. Nga i dyshuari është konfiskuar televizori dhe ju ka kthyer pronarit, ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të Prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport./ZËRI