Mospërballja me Gjykatën Speciale në dëm të Kosovës

Kronika January 12, 2019 - 11:39
Lexo tjera detaje

Këtë fundjavë drejt Hagës do të udhëtojnë ish-eprorët e lartë të UÇK-së Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, të cilët të hënën e ardhshme do të merren në pyetje nga prokurorët e Speciales. Në fillim të javës së ardhshme drejt qytetit holandez do të udhëtojë edhe Sabajdin Cena, ish-epror nga Zona Operative e Pashtrikut, shkruan Gazeta "Zëri".

Për këtë çështje, analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë për “Zërin” se përderisa nuk dihet se në çfarë cilësie po shkojnë në Hagë të ftuarit e parë të Speciales mund të ndodhë që ndonjëri prej tyre të mos kthehet fare në Kosovë.

“Tash për tash nuk dihet në çfarë cilësie janë të ftuarit e parë të Speciales. Mund të jenë vetëm dëshmitarë, mund të jenë pastaj të akuzuar, mund të ndodhë që ndonjëri prej tyre të ndalet atje dhe të mos kthehet fare në Kosovë. E tërë kjo është njëfarë procesi jo shumë transparent, por kjo është e kuptueshme duke e pasur parasysh ndjeshmërinë e procesit, por më e rëndësishmja është që Kosova në këtë rast të dijë si të sillet në një situatë të tillë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Mospërballja me Gjykatën Speciale në dëm të Kosovës

Sipas tij, çdo mospërballje me këtë institucion është në dëm të vendit. “Nuk duhet të ketë hezitime të përballjes me drejtësinë, sepse çdo shmangie nga përballja me këtë proces do të shkojë në dëm të vendit, sepse do të interpretohet pastaj edhe në sy të botës si shmangie nga drejtësia dhe se kosovarët e dyshuar për krime të pretenduara nuk po duan të ballafaqohen me drejtësinë”, ka thënë ai, shkruan Gazeta "Zëri".

Mirëpo Mushkolaj thotë se Gjykata Speciale nuk do të jetë përcaktuesja për vërtetësinë e krimeve të luftës.

LEXO EDHE: Përballja e parë me Specialen

“Edhe pas përfundimit të kësaj Gjykate do të ketë gjykata të tjera vendore, të cilat do të vazhdojnë t’i zgjidhin këto çështje. Është vetëm një gjykatë, e cila pretendon t’i zgjidhë disa çështje që kanë të bëjnë me luftën dhe me një periudhë të pasluftës. Në Kosovë janë kryer shumë krime nga ana e shtetit serb dhe në anën tjetër ka pasur edhe krime që janë pretenduar se janë kryer edhe nga pala shqiptare, sidomos gjatë luftës. Shumë e rëndësishme është që këto të zbardhen, por kjo nuk do të thotë assesi se kjo Gjykatë do t’i zgjidhë këto çështje”, ka theksuar ai./ZËRI