Edhe një vjedhje tjetër si neper filma!

Kronika January 12, 2019 - 08:19
Lexo tjera detaje

Mbrëmë gjatë natës nën shoqërimin e armëve dy persona ia kanë mësyer drejt një bastore sportive në fshatin Doganaj në Kaqanik, ku kanë grabitur paratë nga arka e lokalit, njofton “Zëri.Info”.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për asnjë të lënduar, ndërsa rasti po trajtohet nga policia e Kosovës.

LEXO EDHE: Thaçi “errësoi” arsyen e dëbimit të gylenistëve

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte ne vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë  hyrë dy persona të dyshuar e  të maskuar, nën kërcënimin e armës-revole, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore.  Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./ZËRI