Drenas: Operacioni antiterror arreston një person

Kronika January 11, 2019 - 21:45
Lajmet e fundit nga vendi

Njësiti Anti-Terrorizëm ka arrestuar pasditën e sotme një person në Drenas. Aksioni ishte i organizuar nga Agjensia Kosovare e Inteligjencës dhe që ka përfunduar me sukses.

Indeksonline mëson se AKI kishte grumbulluar informacione paraprake dhe fal bashkëpunimit me Njësistin Anti-Terrorizëm të Policisë së Kosovës e ka përfunduar me sukses aksionin që pasoi me një të arrestuar të dyshuar.

Raportohet se personi i arrestuar ka kryer veprime të ndryshme duke përdorur një faqe të internetit.

AKI dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të jenë institucionet ndër më kredibile në vend, gjë e cila është dëshmuar edhe në aksionin e sotëm./Indeksonline/