Arrestohen tre persona në Drenas

Kronika December 28, 2018 - 23:07
Lajmet e fundit nga vendi

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe grupeve kriminale, sot kanë organizuar një operacion të gjerë policor, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë realizuar 15 urdhëresa të gjykatës.


"Një operacion i gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës është zhvilluar sot në orët e pasdites, nga njësitet e stacionit policor të Drenasit, të mbështetura nga njësitet e NJRSH-së, ku janë ndërmarrë 7 aksione në lokacione të ndryshme përkatësisht në fshatrat Sankovc, Kizhareke, Korrotice e Larte, në qytetin e Drenasit dhe Shtuticë, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë realizuar 15 urdhëresa të gjykatës", thuhet në njoftimin e policisë. 

Konform urdhëresave të gjykatës dhe kompetencave policore personat e arrestuar janë:

A. S, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, (13 urdhëresa të gjykatës),
I. D, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, (një urdhëresë e gjykatës) si dhe
A. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës ( një urdhëresë e gjykatës), janë dërguar në vuajtje të dënimit.