Era e fortë e mbyt një person në Prishtinë

Kronika December 25, 2018 - 12:29
Lexo Detajet

Një person është mbytur pasi një lis i ka rënë nga erërat e forta, njofton Policia e Kosovës, transmeton zeri.info.

Sipas njoftimit, dyshohet se i vdekuri ka qenë punëtor i një autoservisi.

Njoftimi i plotë:

Raportohet se si pasoj e erërave te forta, është rrezuar një peme-lis dhe si pasoj dyshohet se ka zënë viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i nje autoservisi. Viktima është dërguar ne QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.