Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali

Kronika December 22, 2018 - 20:04
Lexo detajet

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në komunën Monteprandone

Sipas mediave italiane viktima është 50 vjeç, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16 në rrugën “Scopa” në zonën industriale Centobuchi. Shqiptari, teksa ishte duke ecur në rrugë, u përplas nga një automjet “Fiat 500”.

Në vendngjarje shkoi një helikopter-ambulancë për t’i dhënë ndihmë shëndetësore të aksidentuarit, megjithatë nuk arritën ta mbanin në jetë.

Zemra e 50-vjeçarit pushoi së rrahuri rreth 45 minuta pas aksidentit, raporton “Corrriere”.