Dogana konfiskon 950 mijë copë duhan të kontrabanduar

Kronika December 19, 2018 - 15:34
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Dogana e Kosovës, ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar në rajonin e Ferizajit.

Me këtë rast oficerët doganor pas një pune operative, kanë arritur të identifikojnë dhe ta lokalizojnë një automjet të dyshimtë për kontrabandë të mallrave.

Pas lokalizimit të automjetit, është bërë edhe ndalimi i tij dhe në të janë gjetur 100 paketa, të cigareve të llojit Bond, të cilat kishin vetëm banderola të Maqedonisë, njofton Dogana e Kosovës.

Pas numërimit është konstatuar se në furgon janë gjetur:

Cigare pa banderolë të Kosovës. 100 paketa x 50 boksa x 10 paketime x 19 cigare gjithsejt 950 mijë copë cigare.

Me urdhër të prokurorit është arrestuar një person.

Image