Për dy javë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit 75 akuza

Kronika December 17, 2018 - 10:29
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, brenda dy jave janë ngritur 75 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 2 ( dy) aktakuza kundër 2(dy) personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 3 (tre) kërkesa për caktimin e masës për paraburgimit. 

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 73 ( shtatëdhjetë e tre) aktakuza kundër 73 (shtatëdhjetë e tre) të pandehurve, po ashtu ka bërë dhe 8 (tetë) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. 

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 9 (nëntë) propozime për masë Edukative, gjithashtu 7 ( shtatë) masa për Diversitet.