A paraqiti situata e Lumezit konflikt interesi? Ministria jep opinion

Kronika December 12, 2018 - 23:04
Lexo Detajet

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, kohë më parë disa media raportuan se Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi ka shkelur këtë ligj duke mbajtur tri pozita, atë të kryeprokurorit të Shtetit, kryesuesit të Akademisë së Drejtësisë dhe kryetar i Provimit të Jurisprudencës.

Ndonëse Agjencia Kundër Korrupsionit nuk kishte gjetur shkelje në këtë rast edhe Ministria e Drejtësisë kishte shqyrtuar në detaje ligjet dhe në fund ka nxjerrë një opinion ligjor që konstaton po ashtu se Lumezi nuk bie në konflikt interesi për pozitat që ai mbanë.

Indeksonline ka siguruar këtë opinion ligjor të cilin ua sjellim më poshtë:

Image
Image
Image
Image
Image