23 punëtorë të vdekur në vendin e punës gjatë vitit 2018
Në konferencën e fundvitit, BSPK ka paraqitur vitin 2018 si vitin me më së shumti raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.
“Gjatë vitit 2018 kemi më se 23 raste të vdekjeve të puntorëve në vendin e punës. Faktikisht është numri rekord në krahasim me vitet e kaluara,” ka thënë kryetari I Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Sipas tij ndër arsyet kryesore pse po ndodhin këto rastë është mungesa e edukimit të pronarëve por edhe të punëtorëve.
“Rastet e vdekjeve në vendin e punës vijnë si mungesë e edukimit të pronarëve por edhe të puntorëve për qka shteti si shtet nuk ka bërë pothuajse asgjë lidhur më këtë lidhshmëri. Krejt çfarë ka bërë shteti ka qenë ndonjë reagim në rastet kur ka vdekur ndonjë puntorë në vendin e punës dhe pas dy ditësh përfundon çështja e tyre.” ka thënë Azemi, transmeton zeri.info.
Ai vlerëson se Inspektorati I Punës ka dështuar komplet në këtë çështje.
“Barra kryesore për gjendjen e punëtorëve në sektorin privat bie mbi Ministirnë e Punës të cilët duhet të përcjellin punën, sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve megjithatë me bindje të plotë themi se Inspektorati I Punës komplet ka dështuar në këtë vijë nëpër të cilën po shkojnë jetëra të punëtorëve,” ka thënë Azemi.
Azemi potencoi se puntorët kanë humbur besimin tek institucionet dhe si rrjedhojë e kësaj ata shpeshherë po merren vesh me pronarët e kompanive për kompensime.
“Ka qenë rasti kur një puntor ka humbur tre gishta të dorës në vendin e punës dhe Gjykata ka marrë vendim qe kompania të dënohet me 1700 euro si formë kompensimi për puntorin në fjalë,” ka thënë ai.
Azemi po ashtu tha se rreth 50% e punëtorëve të sektorit privat punojnë pa kontrata pune, pa siguri e një pjesë e tyre janë edhe nën moshë madhore./ZERI