Ndërron jetë i aksidentuari në Podujevë

Kronika December 11, 2018 - 09:23
Lexo Detajet

Ka ndërruar jetë B.M 41-vjeçar, i cili nuk mundi t’i përballojë plagëve të marra nga goditja e veturës.

Dje në orën 19:00 në fshatin Peran të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person.

Policia ka bërë të ditur se një 21-vjeçar i cili ishte duke ngarë veturën e tipit “Golf V”, ka goditur ky këmbësor.

Sipas Policisë, njëri prej këmbësorëve B.M 41-vjeçar, ka ndërruar jetë në QKUK për shkak se nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra, ndërkaq këmbësorja Rr. M 37-vjeçar, ka pësuar lëndime trupore.

Ngasësi i automjetit “Golf V”,  A. S,  mashkull 21-vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.

Trupi i viktimës B.M.  është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.