Avokati e prokurori konfrontohen verbalisht në seancën ‘Syri i Popullit’

Kronika December 10, 2018 - 11:32
Lexo detajet

Deri sa po merrej në pyetje në cilësinë e dëshmitarit ish-deputeti dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci në rastin e njohur si “Syri i Popullit”, pati një përplasje verbale nga prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha dhe avokati Ramiz Krasniqi, raporton “Zeri.info”.

“Mshile gojen”, “Jo mshile ti” ishin fjalët që nisën këtë përplasje.

Pastaj vazhdoi me atë se cila ka më shumë të drejt të flas dhe cili jo.

“Ti s’ke të drejt me fol”, u shpreh avokati Krasniqi.

Ndërsa sërish vazhdoj replika nga prokurori Hoxha i cili kërkoi pak respekt nga avokati Krasniqi, i cili shtoi se janë një gjeneratë dhe njihen shumë më herët.

“Unë pak e ti hiq. Nuk është në rregull, pak respekt”, u shpreh prokurori Sylë Hoxha.

E gjithë kjo përplasje verbale e tensionoi kryetaren e trupit gjykues, Naime Krasniqi, e cila kërkoi të ndërpritet ky tension mes prokurorit dhe avokatit.

Ndërkohë pas Adem Gravovcit pritet që dëshminë e tij në gjykatë ta jap deputeti Ilmi Reqica. 

Trupi gjykues shqiptoi vërejtje me shkrim ndaj avokatit Ramiz Krasniqi për pengim të procesit në seancë.

“Pas konsultimit trupi gjykues merr vendim që avokatit Ramiz Krasniqit t i tërhiqet vërejta me shkrim për pengim të procedurës”, u shpreh kryetarja Naime Krasniqi. /ZERI